RTV AHIRETI
Lajme

U organizua aksioni për mbledhjen e mjeteve për të prekurit nga vërshimet

u-organizua-aksioni-per-mbledhjen-e-mjeteve-per-te-prekurit-nga-vershimet

Me kërkesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit, është iniciuar aksioni për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet.

Ky aksion erdhi pas vërshimeve ku prekën banorë të shumtë rajonit të Skenderajt, Mitrovicës dhe vendeve të tjera. Veç të tjerash dëme pësuan edhe disa xhami në Mitrovicë dhe objektet e tjera përcjellëse të xhamive.

Besimtarë të shumtë iu përgjigjen pozitivisht duke iu bashkuar këtij aksioni në dhurimin e të hollave Besimtarët përmes “Bereqetit” kanë qenë pranë këtyre banorëve menjëherë pas vërshimeve duke u dhuruar produkte elementare.

Related posts

Rreth 300 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë korrikut

admin

Komisioneri i OKB-së: T’i jepet fund ndalimeve ‘destabilizuese’ të të drejtave të grave në Afganistan

admin

Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Afganistan, raportohet për 40 viktima dhe qindra të lënduar

admin