RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uashingtoni, një kartë të njohur kundër Teheranit

uashingtoni,-nje-karte-te-njohur-kunder-teheranit

Amerika refuzon t’u lëshojë viza anëtarëve të ekipit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i lëshojnë viza ekipit të komunikimit të Presidentit iranian Masoud Pezeshkian, raportoi media shtetërore iraniane të hënën, më 21 shtator.

Me këtë refuzim të vizës, delegacioni nga Irani pengohet të marrë pjesë në udhëtimin e kësaj jave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në një veprim të qeverisë amerikane që përfaqëson një akt të paprecedentë armiqësie, Donald Trump u ka mohuar vizat amerikane disa anëtarëve të delegacionit të nivelit të lartë të presidentit”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

Agjencia e lajmeve Mehr raportoi gjithashtu lajmin, duke cituar një zëdhënës të presidencës iraniane.

SHBA-të nuk kanë komentuar ende. /tesheshi

Related posts

Udhëtimi pa viza më së largu në janar të 2024 – Presidenca çeke nis negociatat me Parlamentin Evropian

admin

SHBA: Su’lmi ir’anian me ra’keta ndaj Iz’raelit “i mposhtur dhe joefektiv”, do të ketë “pasoja të rënda”

Muhamet Ramadani

Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

admin