RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uashingtoni përgatitet t’i dërgojë Kievit sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore Patriot

uashingtoni-pergatitet-t’i-dergoje-kievit-sistemet-e-avancuara-te-mbrojtjes-ajrore-patriot

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, që do të përbënin sistemin më të avancuar të raketave tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar deri tani Kievit.

Sipas tre zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shpallja e vendimit mund të bëhet sot.

Zyrtarët e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit nuk i kanë konfirmuar zytarisht planet për të dërguar sisteme raketore Patriotët në Ukrainë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Gjeneral brigade Pat Ryder tha se kjo është pjesë e praktikës së punës për të mos spekuluar mbi çështje që lidhen me ndihmën mbi sigurinë. Por ai shtoi se Uashingtoni dhe aleatët do të shohin spektrin e plotë të kapaciteteve mbrojtëse që kanë në dispozicion, në funksion të përmbushjes së nevojave për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me partnerët tanë ukrainas se si t’i integrojnë më mirë sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore. Ndërkohë, ne e kuptojmë se me kërcënimin ajror që Rusia paraqet ndaj Ukrainës, mbrojtja ajrore vazhdon të jetë një temë prioritare diskutimi kur bëhet fjalë për ndihmën mbi sigurinë. Ndaj do të vazhdojmë të gjejmë mënyrat më të mira për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur popullatën dhe infrastrukturën e saj”, tha z. Ryder.

Related posts

Policia britanike arreston 5 protestues antimonarkistë përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III

rezart morina

Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

admin

Kërcënimi i shumëfishtë: Ndryshimet klimatike dhe migracioni

admin