RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ujë me sheqer, kura më e mirë kundër këtyre problemeve të rënda shëndetësore

uje-me-sheqer,-kura-me-e-mire-kunder-ketyre-problemeve-te-renda-shendetesore

Janë disa probleme të zakonshme shëndetësore, të cilat me pak dituri mund të trajtohen shumë lehtë duke i larguar menjëherë përmes disa kurave të thjeshta natyrale.

Shpesh ndodh që për arsye të ndryshme të kemi probleme me tensionin e ulët papritur, në momentin kur ngrihemi me shpejtësi nga vendi ku jemi ulur, marramendje apo të ndiejmë këputje të pashpjegueshme gjatë ditës.

Ndodh që pa dashur të konsumojnë një ushqim të prishur, i cili ndikon menjëherë negativisht tek organizmi duke shkaktuar helmim, e për pasojë të vjella dhe lodhje të trupit.

Por edhe ftohtje, dhimbje barku apo diarre, të cilat ndonjëherë bëhen të padurueshme e shumë të sikletshme.

Për të tretja këto probleme, pra, tensionin e ulët momental, helmimin nga ushqimi dhe dhimbjet e barkut gjithashtu ka një zgjidhje natyrale.

Ju këshillojmë se me dy përbërës të thjeshtë që gjenden në çdo shtëpi, pa asnjë shpenzim e kosto mund të përdorni një trajtim shumë të thjeshtë dhe popullor, i cili sjell një lehtësim të menjëhershëm ndërsa i jep mundësi organizmit që të rikuperohet.

Ky trajtim është përdorur në kohë si një serum natyral sidomos në rastet e helmimit nga ushqimi.

Uji me sheqer rekomandohet edhe për sportistët që bëjnë aktivitet intensive fizik pasi u jep energji dhe rigjallëron organizmin.

Përdorimi

Ju këshillojmë se mjafton të hidhni një një lugë çaji e pak me sheqer në një gotë me ujë, treteni mirë përmes një luge dhe më pas pijeni, sapo të ndjeni se keni marramendje apo tension të ulët.

Në rastet e helmimit nga ushqimi, pas problemeve që do të ndjeni si dhimbje barku apo të vjella, si fillim, rekomandohet që të pini thjeshtë ujë të ngrohtë (2 apo 3 gota), i cili do të provokojë të vjella në mënyrë që organizmi të pastrohet.

Pini më pas nga pak një gotë ujë me sheqer dhe qendroni shtrirë në mënyrë që organizmi të qetësohet dhe të rikuperohet.

Dhe pas disa orësh mund të pini sërish edhe një gotë tjetër ujë me sheqer.

Edhe në rastet e dhimbjeve të barkut mund të pini një apo dy gota ujë me sheqer në distancë kohore prej disa orësh dhe do të ndjeni lehtësim.

Në rastin e dhimbjeve të forta dhe të vazhdueshme duhet t’i drejtoheni patjetër mjekut për një këshillë dhe trajtim të specializuar.

Related posts

Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të trajtuar kancerin duke shkurtuar kohën e trajtimit

admin

Është një nga diagnozat më të përhapura, mjekja Alketa Ajazi tregon si shfaqet strabizmi te fëmijët

rezart morina

Si vret i nxehti? Trullos trurin, bllokon organet, mbingarkon zemrën

rezart morina