RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Asad viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

lideri-i-regjimit-ne-siri,-bashar-al-asad-viziton-emiratet-e-bashkuara-arabe

Lideri i regjimit në Siri, Bashar al-Asad u takua në Abu Dabi me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit, Asadi dhe delegacioni bashkë me të ka vizituar Abu Dabin, kryeqytetin e EBA-së për të zhvilluar takime zyrtare.

Gjatë vizitës së tij, Asadi u takua me presidentin e EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Në vizitën e tij në EBA, Asadi u shoqërua nga bashkëshortja e tij Asma al-Asad dhe nga disa ministra dhe zv/ministra të regjimit.

Lideri i regjimit Asadi ka zhvilluar vizitë në EBA edhe në mars të vitit 2022.

Related posts

Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave

admin

Gjermania kritikon Izraelin për projektligjin që vë në shënjestër institucionet e të drejtave të njeriut

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdogan dhe kryeministrja italiane diskutuan për çështjet rajonale dhe globale

Muhamet Ramadani