RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Anëtarësimi i vendit në NATO është kusht për sigurinë e Evropës

ukraina:-anetaresimi-i-vendit-ne-nato-eshte-kusht-per-sigurine-e-evropes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit të tij në NATO është kusht për sigurinë e Evropës, transmeton Anadolu.

Përmes video konferencës, Reznikov mori pjesë në aktivitetin “Samiti evropian i mbrojtjes dhe sigurisë”, i cili u mbajt në Pallatin Egmont në Bruksel me iniciativën e një organizate private.

“Shumë persona besonin se tashmë luftërat në këto përmasa në Evropë nuk ishin të mundura. Disa ushtri evropiane u çarmatosën në këmbim të gazit rus. Nevojat e mbrojtjes u eliminuan. SHBA u bë donatori kryesor për sigurinë e Evropës. Në të njëjtën kohë Evropa zhvilloi një varësi kritike nga Moska. Lufta jonë me Rusinë nuk është një konflikt lokal”, tha Reznikov.

Në të vërtetë, tha ai, kjo është konflikt qytetërimesh dhe sipas tij pasojat do të jenë në interesin e të gjithë botës.

“Nëse agresioni rus do të ketë sukses në ndonjë mënyrë deri në një farë mase, ai do të fuqizojë çdo regjim që kërkon të arrijë ambiciet e tij duke përdorur forcë. Për këtë arsye fitorja e Ukrainës është në interes të Evropës”, deklaroi Reznikov.

Lidhur me anëtarësimin e vendit të tij në NATO, Reznikov tha se Ukraina po eliminon forcën ushtarake e cila “vendos në objektiv vlerat dhe liritë e Evropës”.

“Duhet të përparojmë nëse dëshironi paqe dhe siguri për Evropën. Nuk ka alternativë ndaj Ukrainës për NATO-n. Deti Baltik do të jetë një det i brendshëm i NATO-s. Po ashtu nuk ka alternativë tjetër të vërtetë që edhe Deti i Zi të bëhet një det i NATO-s”, tha ai.

Related posts

Vendimi për dinarin/ Beslimi dhe Petkoviç këtë javë në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të tejkalojnë mosmarrëveshjet!

admin

Një muaj paraburgim për kadetin policor që dyshohet se dhunoi 14 vjeçaren

RTI

Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, po vazhdon aktivitetet e saj me nxënës

admin