RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina, Britania dhe Franca nënshkruajnë deklaratë mbi dislokimin e forcave shumëkombëshe

ukraina,-britania-dhe-franca-nenshkruajne-deklarate-mbi-dislokimin-e-forcave-shumekombeshe

Udhëheqësit e Ukrainës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimi lidhur me dislokimin e forcave shumëkombëshe për të mbështetur mbrojtjen, rindërtimin dhe stabilitetin strategjik të Kievit, transmeton Anadolu.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer pas përfundimit të samitit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në kryeqytetin francez, thuhet në një njoftim.

Tubimi, i përshkruar nga Zelenskyy si “takimi më përfaqësues” i koalicionit, synonte të forconte mbështetjen për kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës dhe hapat politikë drejt paqes.

Samiti përfshiu 35 vende të udhëhequra nga Britania dhe Franca, të cilat janë shprehur të gatshme të dislokojnë trupa në rast të një armëpushimi me Rusinë. Një delegacion amerikan, përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, mori gjithashtu pjesë në samit.

Diskutimet u përqendruan në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe modalitetet e zbatimit të tyre, pas një takimi përgatitor të këshilltarëve të sigurisë kombëtare në Kiev.

Related posts

VIDEO/ Çfarë po ndodh në një nga vendet më të mistershme në glob! Momenti kur ndodh shpërthimi i frikshëm hidrotermal në Yellowstone të SHBA-ve

admin

Serbia vazhdon reprezaljen, vendos në listat e Interpolit 39 ish-ushtarë të UÇK-së

admin

Ush’tarët iz’raelitë dj’egin një shtëpi për argëtim në Ga’za

admin