RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina deri në fund të vitit 2022 pret të marrë 12 deri në 16 miliardë dollarë nga partnerët perëndimorë

ukraina-deri-ne-fund-te-vitit-2022-pret-te-marre-12-deri-ne-16-miliarde-dollare-nga-partneret-perendimore

Ministria ukrainas i Financave tha se objektivi i huamarrjes së jashtme të Ukrainës që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë është rreth 26 miliardë dollarë,duke shtuar se varësisht suksesit të negociatave shuma mund të shkojë deri në 30 miliardë dollarë

Ukraina pret të marrë 12 deri në 16 miliardë dollarë të tjera nga partnerët e saj perëndimorë deri në fund të këtij viti, theksoi sot ministri i Financave i këtij vendi, Serhiy Marchenko, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për RBK-Ukraine, Marchenko tha se objektivi i huamarrjes së jashtme të Ukrainës që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt është rreth 26 miliardë dollarë, duke shtuar se varësisht suksesit të negociatave shuma mund të shkojë deri në 30 miliardë dollarë.

“Ne tashmë kemi marrë 14 miliardë dollarë dhe para përfundimit të vitit, mund të marrim 12 deri në 16 miliardë dollarë tjera”, tha ai.

Marchenko theksoi se sektori i biznesit në krahasim me fazën fillestare të luftës është aktualisht “më fleksibël dhe më i adaptueshëm”.

“Shumica e biznesit po përpiqet të rikthejë prodhimin, shitjet dhe punën e tij”, tha ai.

Ai nënvizoi se niveli i konsumit në vendin e shkatërruar nga lufta ka mbetur në një “mjaft lart” pavarësisht faktit se nga 5 deri në 9 milionë “konsumatorë të mundshëm” janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Marchenko pranoi se norma e inflacionit është “mjaft e lartë” në krahasim me periudhën e paraluftës në Ukrainë.

Megjithatë, tha ai: “Nëse e krahasojmë atë me vendet e tjera – Evropën, SHBA-në, ku inflacioni po i afrohet 10 përqindëshit, atëherë inflacioni ynë prej 22,2 për qind nuk është aq kritik”.

“Si jetojmë? Kryesisht për shkak të të ardhurave nga ndihma e huaj dhe nëpërmjet taksave dhe huamarrjeve të brendshme”, tha ai. /aa

Related posts

Mijëra portugezë marshojnë për rritjen e pagave

rezart morina

Gjermania do të lëshojë viza urgjente për të prekurit nga tërmetet

admin

Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

admin