RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina e quan ‘hipokrizi’ armëpushimin e njëanshëm të Rusisë

ukraina-e-quan-‘hipokrizi’-armepushimin-e-njeanshem-te-rusise

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, kritikoi armëpushimin e përkohshëm të njëanshëm të Rusisë të shpallur disa orë më parë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse më 6-7 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Së pari, Ukraina nuk sulmon territorin e huaj dhe nuk vret civilë, siç bën Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm anëtarët e ushtrisë okupuese në territorin e saj”, shkroi Podolyak në Twitter.

Podolyak gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që “të largohet nga territoret e pushtuara”, duke theksuar se vetëm atëherë do të ketë “armëpushim të përkohshëm”.

“Mbani hipokrizinë për veten tuaj”, deklaroi ai.

Më herët gjatë ditës, udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë me rastin e festës së Krishtlindjes, e cila festohet nga shumica e të krishterëve ortodoksë më 7 janar, ndërsa këtë vit bie të shtunën.

Si përgjigje, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës.

Related posts

Guterres bën thirrje që bota të ndihmojë Pakistanin

admin

Gjermania bën thirrje për t’i dhënë fund luf’tës në Ga’za

admin

Biden: SHBA-ja e gatshme të dërgojë mjete shtesë ushtarake në rajon për të ndihmuar Izraelin

admin