RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina godet caqet ruse në Kherson

ukraina-godet-caqet-ruse-ne-kherson

Forcat e armatosura ukrainase goditën selinë ruse ne Kherson dhe në Nova Kakhovka, raportoi BBC-ja të dielën. Njësitë raketore dhe ato të artilerisë i goditën tri pika kryesore të Khersonit si dhe selinë e 35-të të Rusisë, derisa u tha se sulmi preku edhe depo municionesh në Lyubimovka.

Pos kësaj, Ukraina pretendon se ura dhe kalimi mbi lumin Ingulets në Darivka, që gjendet pranë Khersonit, u dëmtua dhe u bë e papërdorshme.

Kjo urë ishte e vetmja mundësi që rusët e përdornin për të transportuar armë, pajisje dhe karburant nga Novaya Kakhovka në Kherson, drejt bregut të Dnieperit.

Rusët kanë “përjetime” të këqija me urat ukrainase pasi forcat vendase u treguan shumë të suksesshme në dëmtimin e urave, me qëllim që përparimi rus të ndalet.

Ura mbi lumin Dnieper në Kherson u godit dy herë, duke e bërë të papërdorshme, ndonëse pas goditjes së parë rusët tentuan ta rregullonin. /koha

Related posts

EULEX: Hapja e Urës së Ibrit mund të ketë implikime serioze në siguri

admin

Autoritetet franceze në Kaledoninë e Re zgjasin shtetrrethimin deri më 26 gusht

RTI

Biden: SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me revoltën e ‘Wagner’-it në Rusi

rezart morina