RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina hedh poshtë pretendimet e Rusisë se ka filluar ofensiva

ukraina-hedh-poshte-pretendimet-e-rusise-se-ka-filluar-ofensiva

Ushtria ukrainase hodhi poshtë të hënën pretendimet e ushtrisë ruse se pati zmbrapsur një ofensivë të madhe ukrainase në rajonin ukrainas të Donetskut.

“Nuk kemi informacion të tillë dhe nuk komentojmë për falsitete”, tha një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ukrainase në përgjigje të një pyetjeje nga agjencia e lajmeve Reuters.

Në një mesazh në Twitter, këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak paralajmëroi të mos u zihet besë informacioneve ruse në lidhje me luftimet në Ukrainë.

“Raportimet e lajmeve ruse janë bërë prej kohësh një meta-univers i veçuar virtual”, shkruajti ai.

Të dielën Moska pretendoi se kishte penguar një sulm në shkallë të gjerë ukrainas në pesë pika të rajonin lindor të Donetskut. Ky i fundit është një prej katër provincave që Presidenti Vladimir Putin aneksoi vjeshtën e kaluar, në shkelje të ligjit ndërkombëtar, e që Rusia i kontrollon pjesërisht.

Pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët ukrainas nuk konfirmuan se kishin kryer ndonjë sulm. Por njoftimet u bënë shkak për spekulime se Kievi mund të kishte nisur një operacion të madh tokësor, si pjesë e kundërofensivës së parashikuar.

Qendra për Komunikime Strategjike e Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruante në rrjetin ‘Telegram’ se forcat ruse “po rrisin informacionin dhe operacionet e tyre psikologjike”.

“Për të demoralizuar ukrainasit dhe për të mashtruar komunitetin (përfshirë popullin e tyre), propaganduesit rusë do të përhapin informacione të rreme mbi kundërsulmin, drejtimet e tij si dhe humbjet mes ushtrisë ukrainase, edhe nëse një kundërsulm i tillë nuk do të ketë nisur”, thuhej në deklaratën në ‘Telegram’.

Zyrtarët ukrainas janë përpjekur të krijojnë dyshime mes forcave ruse se kur dhe ku mund të nisë kundërofensiva, apo edhe nëse një gjë e tillë ka nisur tashmë. Një kundërofensivë e mundshme, duke përdorur armë të avancuara të furnizuara nga aleatët perëndimorë, mund të shërbejë si një nxitje e madhe morale për ukrainasit, 15 muaj pas fillimit të agresionit rus.

Aktiviteti i fundit ushtarak, përfshirë sulmet me dronë në Moskë, sulmet ndërkufitare ndaj Rusisë, sabotimet dhe sulmet me dronë ndaj infrastrukturës prapa linjave ruse të mbrojtjes, kanë krijuar nervozizëm tek Moska. Analistët thonë se këto veprime mund të përfaqësojnë fillimin e kundërofensivës. /voa

Related posts

Katari dhe OKB-ja eksplorojnë mënyra për të lehtësuar qasjen e ndihmave humanitare në Gazën e rrethuar

RTI

Vuçiç bisedon me Sarrazin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Policia izraelite ndërhyn gjatë faljes së namazit të xhumasë në Kudsin Lindor

rezart morina