Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se ka rikthyer kontrollin e platformave të shpimit të gazit natyror dhe naftës “Kullat Boyko”, që ndodhen në brigjet e Krimesë, transmeton Anadolu.
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) deklaroi se kanë kryer një “operacion të unifikuar” për të siguruar kontrollin mbi Kullat Bojko në Detin e Zi.
Po ashtu bëhet e ditur se Ukraina ka rimarrë kontrollin dhe se platformat janë pajisje shpimi të gazit natyror dhe naftës që shtrihen në brigjet e Krimesë në Detin e Zi.
“Rusia i pushtoi këto kulla në vitin 2015 dhe i përdori ato për qëllime ushtarake, veçanërisht si zona për uljen e helikopterëve dhe për vendosjen e pajisjeve të radarëve, me fillimin e pushtimit të plotë”, thuhet në njoftim.
Si rezultat i operacionit është kthyer kontrolli mbi platformat “Petro Godovalets” dhe “Ukraina”, si dhe mbi platformat e shpimit nënujor “Tavrida” dhe “Sivas”.