RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një adoleshent gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-vrasin-nje-adoleshent-gjate-bastisjeve-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez dhe plagosën dy persona të tjerë, njëri në gjendje kritike, gjatë një bastisjeje të premten në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Luftimet shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite kur trupat bastisën shtëpitë dhe vendosën snajperë në zonat e Kabatiyes në jug të Jeninit.

Mutesim Nebil Abu Abid, 13 vjeç, u vra dhe dy të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Fevvaz Hammadin, drejtor i spitalit Er-Razi.

Forcat izraelite bastisën gjithashtu tri shtëpi, duke shkaktuar dëme në sende, dhe arrestuan dy individë.

Ndërkohë, forcat izraelite kryen bastisje në Beit Ummar në veri të El-Halilit (Hebron), si dhe në Qalqilya dhe Jericho, duke çuar në luftime midis palestinezëve dhe forcave izraelite.

Numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 455 në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, kur nisi lufta izraelite në Rripin e Gazës.

Related posts

OKB: Nëse presim tutje, mungesa e karburanit do të jetë “arsyeja kryesore” e vdekjeve në Gaza

rezart morina

Vritet aksidentalisht një 5-vjeçar në Vushtrri, u qëllua me armë zjarri

rezart morina

Në jug të Izraelit gjenden mbetjet e një xhamie të shekullit të 7-të – VIDEO

admin