Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia përfshin në veçanti dy hapa: heqjen e urës së Kerch-it, simbol i aneksimit dhe kufizimin e të drejtave të pro-rusëve dhe bashkëpunëtorëve.
Kështu raporton Rbc-Ukraine duke cituar sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit Oleksiy Danilov.
Sipas sekretarit, Ukraina ka gati një plan me 12 hapa të rëndësishëm për të rimarrë Krimenë.
Ndërkohë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se presidenca e Moskës në OKB është një dështim i këtij institucioni.
Presidenca e Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nis nga dita e sotme. Lideri ukrainas u shpreh se për arsye të tilla, reformoni Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nevojë të reformohet. /syri