RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraelitët mblidhen për javën e pestë kundër planeve gjyqësore të Netanyahut

izraelitet-mblidhen-per-javen-e-peste-kunder-planeve-gjyqesore-te-netanyahut

Qindra mijëra protestues izraelitë u mblodhën të shtunën në protestën e përjavshme në Tel Aviv kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, që drejton një prej qeverive më të djathta në vend.

Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë në lëvizjen e nxitur fillimisht nga një reformë e kontestuar gjyqësore që i jep parlamentit më shumë pushtet mbi gjykatat.

“Kjo është një qeveri e rrezikshme,” tha Yaara Ben Geraluf, mësuese nga Jaffa, një zonë urbane perëndimore e qytetit bregdetar.

“Kjo qeveri nuk është e mirë për të varfrit, dhe aq më pak për palestinezët,” tha ajo për BBC.

Lideri opozitar Yair Lapid ka folur për turmat në Tel Aviv duke thënë se “në shesh kanë dalë ata që duan vendin, për të mbrojtur demokracinë e gjykatat e tij”.

Benjamin Netanyahu erdhi përsëri në pushtet një muaj më parë, duke thënë se “izraelitët votuan për një qeveri tërësisht të djathtë dhe për sigurinë”.

Related posts

Ministri belg i mbrojtjes thotë se NATO-s i duhet Turqia, vlerëson teknologjinë turke

Muhamet Ramadani

Turqia përgatit sistemin Patriot për mbrojtjen e hapësirës ajrore mes tensioneve nga lufta me Iranin

Muhamet Ramadani

OKB: Gaza do të përballet me katastrofë humanitare të paprecedentë nëse ndihma nuk lejohet

admin