RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Mbi 500.000 trupa ruse u vranë e plagosën qëkur nisi lufta

ukraina:-mbi-500.000-trupa-ruse-u-vrane-e-plagosen-qekur-nisi-lufta

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia i ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet se së fundmi janë shkatërruar 10 tanke, e gjithsej 7710, derisa numri i artilerisë së rëndë të shkatërruar është 14913.

Në raportin e botuar në rrjetin social X thuhet se që nga shkurti i 2022-s, Rusia i ka humbur 326 helikopterë e 815 sisteme ajrore.

Pajisje speciale ushtarake janë shkatërruar 2153, ku 11 veç së fundmi.

Sipas raporteve ushtarake, ushtria ruse ka shënuar përparim në disa rajone të tokës ukrainase.

Lufta është duke u zhvilluar në disa zona.

 

Related posts

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka rritur kërcënimin, të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

admin

Rusi: Partia e tretë më e madhe ofron të emërojë Putinin për zgjedhjet presidenciale

admin

Ministri Mehaj jep detaje: Ushtarët tanë kanë shpëtuar deri më tani katër persona

admin