RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë për grurin

ukraina-nuk-do-te-nenshkruaje-marreveshje-te-drejtperdrejte-me-rusine-per-grurin

Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me Turqinë dhe OKB-në për rifillimin e eksporteve të grurit nga Deti i Zi, sipas një zëdhënësi të qeverisë, shkruan BBC të premten.

Duke folur para nënshkrimit që pritet të ndodhë sot në Stamboll, ndihmësi i presidentit Mykhaylo Podolyak përjashtoi çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në”, shtkoi ai në Twitter, duke shtuar se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë “pasqyrë”. /koha

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

admin

Viktor Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

admin

Kryeministri i ri i Irakut merr zyrtarisht detyrën

Hevzi