Çlirimi i Luhanskut ka filluar, ka thënë një zyrtar rajonal.
“Disa vendbanime janë çliruar tashmë nga pushtuesit rusë”, tha në televizionin kombëtar, Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhanskut, të mërkurën, përcjell CNN. “Të gjithë ata ushtarë e kuptojnë se një kundërsulm është thjesht i pashmangshëm, ata po mposhten”.
Pas rimarrjes së qytetit kyç lindor të Lymanit, në rajonin e Donetskut, gjatë fundjavës, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmin e tyre, duke u shtyrë në rajonin e Luhanskut, thanë të hënën zyrtarët pro-rusë dhe propaganduesit.
Rusia kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut të Ukrainës. Forcat ukrainase çliruan fshatin Bilohorivka në Luhansk në fund të shtatorit.
Hayday u kërkoi banorëve që u larguan nga shtëpitë e tyre në fillim të këtij viti të mos përpiqen të kthehen.
“Unë do të doja t’u bëj thirrje të gjithëve. Së pari, mos u dilni përpara, mos nxitoni të sillni sende dhe të ktheheni. Ne do t’ju njoftojmë se kur dhe ku saktësisht mund të ktheheni. Sepse është e nevojshme që Forcat e Armatosura të Ukrainës të lëvizin më tej vijën e frontit dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur të hyni në vendbanime të caktuara. Territori duhet të çminohet”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Luhanskut që të përpiqen të evakuohen larg vijës së frontit, ose të qëndrojnë në strehimore. /koha
Southern front
This is how the Kherson front looks like now. Intensive combat in all directions.#Donetsk #Крим #kherson #lviv #luhansk #crimea #Херсонщина pic.twitter.com/vl51Wh77CD— TheLvivJournal (@LvivJournal) October 5, 2022