RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina rifillon eksportin e energjisë elektrike në Evropë

ukraina-rifillon-eksportin-e-energjise-elektrike-ne-evrope

Ukraina do të rifillojë eksportin e energjisë elektrike në Evropë pas një pauze gjashtëmujore për shkak të sulmeve raketore ruse në infrastrukturën e vendit, njoftoi të premtën në mbrëmje ministri i Energjisë, German Galushchenko.

“Rrjeti energjetik ukrainas ka funksionuar për gati dy muaj pa asnjë kufizim në konsum”, tha Galushchenko duke shtuar se riparimet kishin qenë të suksesshme.

“Eksporti i tepricës së energjisë elektrike do të sigurojë burime financiare shtesë për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar nga lufta”, tha ai.

Ishte rënë dakord për eksportin e një energjie deri në 400 megavat në rrjetin evropian. Ukraina u lidh me rrjetin pak kohë përpara fillimit të luftës.

“Megjithatë, sasia aktuale e energjisë elektrike e eksportuar do të varet nga nevojat e konsumatorëve ukrainas”, tha Galushchenko, duke shtuar se konsumatorët e tyre të energjisë elektrike, padiskutim mbeten prioriteti i tyre.

Përballë pushtimit të gjithanshëm rus për më shumë se 13 muaj, Ukraina ka eksportuar energji elektrike në ish-republikën fqinje sovjetike, Moldavi dhe Bashkimin Evropian nga qershori deri në tetor.

Në vitin 2022, prodhimi i energjisë elektrike në Ukrainë ra me 27% për shkak të luftës.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë, në Zaporizhia, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga muaji marsi, u mbyll në shtator. /atsh

Related posts

Takimi trepalësh BE-Azerbajxhan-Armeni do të mbahet më 14 maj në Bruksel

admin

Një paqeruajtës i OKB-së lëndohet nga të shtënat izraelite në Libanin jugor

Muhamet Ramadani

Konkurroi në finalen e 200 metrave ndërsa po ‘luftonte’ me Covid-19, lojtari olimpik fiton medalje bronzi. Noah Lyles: Virusi ndikoi në performancën time

admin