RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Rusia goditi infrastrukturën e portit dhe depot e drithit në rajonin Odessa

ukraina:-rusia-goditi-infrastrukturen-e-portit-dhe-depot-e-drithit-ne-rajonin-odessa

Sipas autoriteteve të Ukrainës, Rusia gjatë natës ka kryer sulme me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj rajonit Odessa të Ukrainës dhe se është dëmtuar infrastruktura e portit dhe objekteve për depozitimin e drithit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Komanda e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës, theksohet se gjatë natës Rusia ka kryer sulme me dronë në të gjithë Ukrainën dhe se drejt rajonit Odessa ka dërguar 19 dronë të llojit “Shahed” dhe 2 raketa supersonike “Oniks”.

Sipas deklaratës, ushtria ruse në sulmet e saj të kryera në të gjithë Ukrainën ka përdorur edhe 12 raketa Kalibr.

“Nga sistemet e mbrojtjes ajrore u goditën 19 dronë dhe 11 raketa ‘Kalibr’. Teksa mbi rajonet Mykoliav dhe Kirovograd janë rrëzuar nga një raketë ‘Kalibr’, ndërsa shumica e tyre janë shkatërruar mbi rajonin Odessa”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se forcat ruse kanë goditur infrastrukturën e rajonit Odessa dhe si pasojë është dëmtuar në masë të rëndësishme terminali detar i Odessa-s, është paraqitur zjarr në hotelin e terminalit që është jashtë funksionit dhe se flakët janë shuar me shpejtësi nga ekipet zjarrfikëse.

Ndër të tjera ndahet informacioni se me raketat “Onisk” janë dëmtuar depot e drithit dhe se në sulm nuk ka të plagosur.

Related posts

Gjen portofolin më një shumë të konsiderueshme parash dhe i dorëzon në polici

admin

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 29 palestinezë të vrarë që nga e marta

admin

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen pesë persona

admin