RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Rusia vazhdon të godasë rëndë rajonin e Donetskut

ukraina:-rusia-vazhdon-te-godase-rende-rajonin-e-donetskut

Si pasojë e sulmeve, 3 civilë humbën jetën në rajonin e Donetskut dhe 13 persona u plagosën, ndërkohë janë dëmtuar edhe dhjetëra shtëpi

Ukraina njoftoi se Rusia vazhdon të godasë intensivisht rajonin e Donetskut dhe se në 24 orët e fundit në rajon 3 civilë humbën jetën dhe u plagosën 13 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Ukraynskaya Pravda, si pasojë e sulmit në qytetin e Mykolayiv mbrëmë është dëmtuar një ndërtesë e institucionit arsimor në qytet.

Në rajonin Sumy, sulmet me bomba që vazhduan gjatë gjithë ditës së djeshme filluan sërish në mëngjes, ndërsa gjatë natës u lëshuan më shumë se 10 raketa nga kufijtë e Belgorod të Rusisë në rajonin e Kharkivit.

Në rajonin e Dnipros, qytetet Synelnykove dhe Nikopol u goditën nga raketat Grad të Rusisë, ndërkaq një raketë ruse u neutralizua nga ushtria ukrainase.

Ukraina njoftoi se Rusia vazhdoi të godet intensivisht rajonin e Donetskut në 24 orët e fundit dhe shumë vendbanime si Bakhmut, Nikolayevka, Vuhledar, Avdiivka u goditën me raketa Smerch, Grad dhe S-300.

Si pasojë e sulmeve, 3 civilë humbën jetën në rajonin e Donetskut dhe 13 persona u plagosën. Gjithashtu janë dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Nga ana tjetër, në lajmet në uebfaqet ukrainase, thuhet se Anton Listopad, i cili u zgjodh si piloti më i mirë i Forcave Ajrore të Ukrainës në vitin 2019, ka humbur jetën në luftën me Rusinë. /aa

Related posts

Sëmundjet si ‘dënim me vd’ekje’ në Ga’za pasi lu’fta po shton ato

rezart morina

Digjen disa vetura në një auto-sallon në Vushtrri

admin

Afganistan – Gati 100 studentë të helmuar në veri të vendit

admin