RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Sulmet në Poloni nuk janë aksidentale

ukraina:-sulmet-ne-poloni-nuk-jane-aksidentale

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi me raketa në Poloni nuk është aksidental, por është një “përshëndetje” që Rusia ia ka dërguar Polonisë.

“Sulmet në territorin e Polonisë – jo aksident, por një ‘përshëndetje’ e qëllimshme e planifikuar nga Rusia, e maskuar si ‘gabim’. Kjo ndodh kur djalli shkon pa u ndëshkuar dhe politikanët angazhohen në ‘paqësim’ të agresorit. Regjimi terrorist rus duhet të ndalohet. Ngushëllime viktimave”, ka shkruar Podolyak në Twitter.

Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duke iu drejtuar ukrainasve në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale tha se “Raketat ruse goditën Poloninë, territorin e vendit tonë mik. Njerëz vdiqën. Ju lutemi pranoni ngushëllimet nga të gjithë vëllezërit ukrainas”.

“Polonia, shtetet baltike… është vetëm çështje kohe para se terrori rus të shkojë më tej. Ne duhet ta vendosim terroristin në vendin e tij. Sa më gjatë që Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për të gjithë ata që mund të arrihet nga raketat ruse”, tha Zelenskyy.

Ai tha se “sulmi raketor rus” në Poloni ishte një sulm mbi “sigurinë kolektive”.

Duke shprehur ngushëllime për popullin e Polonisë, Zelenskyy tha se, “Ukraina do t’ju mbështesë gjithmonë. Terrori nuk do t’i çlirojë njerëzit. Fitorja është e mundur kur nuk ka frikë. Ne nuk kemi, as ju”. /koha/aa

Related posts

ICU: Gjermania kurrë nuk ka parë kaq shumë njerëz të sëmurë

admin

Algjeria propozon periudhë 6-mujore tranzicioni për të zgjidhur krizën e Nigerit

admin

Nga pushtimi i plotë ushtarak te një marrëveshje mes palëve, VOA: Si mund të përfundojë lufta Izrael – Hamas?

admin