RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina, thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq të hetojnë vdekjet në burgje

ukraina,-thirrje-okb-se-dhe-kryqit-te-kuq-te-hetojne-vdekjet-ne-burgje

Ukraina ka kërkuar që Organizata e Kombeve t Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të lejohen të hetojnë vdekjen e më shumë se 50 të burgosurve ukrainas të luftës në një sulm në territorin e pushtuar, sipas BBC.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin në burg. Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi në kampin e burgut në Olenivka, i cili kontrollohet nga Republika Popullore separatiste e Donetskut e mbështetur nga Rusia.

Ukraina thotë se vendi ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi incidentin si një “krim lufte të qëllimshëm rus”.

Nga ana e saj, Rusia tha se kampi u godit nga raketa precize ukrainase. Të burgosurit thuhet se janë anëtarë të batalionit Azov, të cilët u kapën duke mbrojtur qytetin jugor të Mariupolit në maj dhe të cilët Rusia ka kërkuar t’i cilësojë si neonazistë dhe kriminelë lufte. /abcnews

Related posts

Mbajti dorën e vajzës së vdekur nga tërmeti, babai: Nuk munda ta shpëtoj. Humba edhe nënën, 2 vëllezërit e kunatën

admin

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan, Njësia Speciale para komunës

admin

Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, çfarë do diskutohet

admin