RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë e qetë, por e brishtë

ulutash:-situata-e-sigurise-ne-kosove-e-qete,-por-e-brishte

KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. Vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, derisa shton se KFOR-i vazhdon të monitorojë me vigjilencë.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i po monitoron situatën. Është vigjilent dhe i vendosur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm relevant, në përputhje me mandatin e gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, nënvizon ai në intervistën me shkrim për Kosovapress.

Ulutash ka shtuar se është i vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie.

“Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së. Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe rajonin… KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka thënë Ulutash.

Në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, komandanti i KFOR-it thotë se presin që autorët të japin përgjegjësi.

“Ne i kemi dënuar sulmet e dhunshme të papranueshme në Banjskë dhe do të vazhdojmë të këmbëngulim që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, thotë Ulutash.

Related posts

Turqi: Takimi i radhës trepalësh me Suedinë dhe Finlandën është i pakuptimtë në këtë atmosferë

admin

Turqia reagon ndaj mesazheve të ministrit të Jashtëm izraelit

RTI

Përmbytjet në Greqi, Rama: Solidaritet i megjithëzemërt, qytetarët shqiptarë t’i drejtohen ambasadës sonë

rezart morina