RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: Takimi i radhës trepalësh me Suedinë dhe Finlandën është i pakuptimtë në këtë atmosferë

turqi:-takimi-i-radhes-trepalesh-me-suedine-dhe-finlanden-eshte-i-pakuptimte-ne-kete-atmosfere

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, takimin e ardhshëm trepalësh të planifikuar për në shkurt me Suedinë dhe Finlandën, lidhur me aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, e cilësoi si “të pakuptimtë” për shkak të “atmosferës aktuale”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë atmosferë, takimi, që do të mbahet në kuadër të memorandumit trepalësh të qershorit 2022 të nënshkruar mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, është “i pakuptimtë”, tha Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, duke iu referuar numrit të shtuar të rasteve në të cilat Suedia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes.

“Qëllimi i këtij mekanizmi është të shihet se cilat kushte në memorandum janë plotësuar ose nuk janë plotësuar. Por kjo u shty pasi nuk do të ishte një takim i shëndoshë sepse ambienti në këtë situatë do ta errësonte atë”, tha ai.

Takimi i parë i Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm të krijuar në bazë të memorandumit u mbajt më 26 gusht 2022 në Vantaa, Finlandë, ndërsa takimi i dytë më 26 nëntor 2022 në Stockholm.

Ai tha se Suedia nuk ka ndërmarrë ndonjë hap serioz për zbatimin e memorandumit.

“Suedia duhet të zgjedhë ose të çminojë rrugën e saj për t’u bashkuar me NATO-n ose të shkelë ato mina dhe të hedhë në erë shanset e saj”, theksoi Çavuşoğlu.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n majin e kaluar, duke braktisur periudhën disa dekadëshe të mos-angazhimit ushtarak, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Por Turqia, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtimin e saj, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste, duke përfshirë organizatën terroriste PKK, dhe organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së mposhtur të grushtit shteti të 15 korrikut 2016 në Türkiye.

Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan memorandum gjatë samitit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.

Në memorandum, Suedia dhe Finlanda ranë dakord të mos ofrojnë mbështetje për YPG/PYD dhe FETO-n, të parandalojnë të gjitha aktivitetet e grupeve terroriste, ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm, të fusin legjislacion të ri për ndëshkimin e krimeve terroriste dhe të mos zbatojnë embargo të armëve kombëtare midis tre vendeve.

Related posts

Plani “evropian” intensifikon dialogun në janar

admin

Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

admin

Shifra alarmante, dy të vdekur dhe 1,793 raste të reja me coronavirus

admin