RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ulutash takohet me Schuble, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

ulutash-takohet-me-schuble,-diskutojne-per-situaten-e-sigurise-ne-kosove

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schüble.

Sipas KFOR-it, takimi shërbeu për diskutimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe forcimin e koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së.

Gjeneralmajori Ulutash ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të kontribuoj në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

Related posts

Reformisti Masoud Pezeshkian zgjidhet president i ri i Iranit

admin

Filmoi gjyqet dhe momentet e fundit të Alexei Navalnyt para se të vdiste, autoritetet ruse arrestojnë gazetaren. Ja për çfarë akuzohet

admin

“Europa në një epokë të paraluftës”- Kryeministri polak: Nuk po e ekzagjeroj! Gjëja më shqetësuese për momentin është…

admin