RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

UNDP: Tani është koha që gjithë bota të mbështesë popullin turk

undp:-tani-eshte-koha-qe-gjithe-bota-te-mbeshtese-popullin-turk

Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Turqi, Loisa Vinton, duke tërhequr vëmendje në madhësinë e dëmit të shkaktuar nga tërmetet në Turqi, tha se “Tani është koha që gjithë bota të mbështesë popullin turk”.

Vinton në një deklaratë me shkrim për Anadolu, vlerësoi tërmetet që ndodhë më 6 shkurt në Turqi, si dhe rreth të dhënave të dëmeve dhe hapave që mund të hidhen lidhur me këto.

“Turqia është një shtet me rrezik të lartë të tërmetit, megjithatë këto tërmete qoftë me magnitudën e tyre e qoftë me shkatërrimin që shkaktuan ishin në një nivel të paprecedentë. Deri më sot numri i të vdekurve në 11 qytete arriti në 49.589, ndërsa numri i ndërtesave të shkatërruar ose dëmtuar në 301 mijë”, tha ajo duke theksuar se zona që është ndikuar nga tërmetet është e madhe sa Austria ose Portugalia.

Sipas saj, tërmetet kanë ndodhur në një rajon me një popullsi prej 15 milionë njerëz ose 16,4 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa që sot 2,3 milionë njerëz të ndikuar nga tërmetet jetojnë në çadra dhe konteinerë, kurse për miliona të tjerë mendohet kanë braktisur rajonin për të kërkuar vendstrehim.

Vinton duke tërhequr vëmendjen se pamjet satelitore e konfirmojnë situatë e rëndë në terren, ku në qytetin Hatay 40 për qind e ndërtesave janë shkatërruar, kurse në qytezën Antakya kjo përqindje arrin shifrat e 80 për qind.

“Qeveria turke ndau burime në shkallë të gjerë për të ndihmuar viktimat e tërmetit dhe jo vetëm strehim të përkohshëm, por njoftoi edhe plane për rindërtim të plotë. E gjithë bota u mobilizua për të ndihmuar, 88 shtete dërguan mbi 11 mijë personel për përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihma urgjente mjekësore”, tha Vinton.

Duke bërë të ditur se agjencitë e OKB-së më 16 shkurt publikuan “thirrje për ndihma emergjente” në vlerë prej 1 miliard dollarë, ajo njoftoi se donatorët deri më tani kanë kontribuar me 167,4 milionë dollarë ose që mbulon 16,6 për qind të thirrjes.

“Kostoja e rindërtimit është rreth 103,6 miliardë dollarë”

Ajo theksoi se duke marrë parasysh kostot e rimëkëmbjes dhe rindërtimit, kjo shumë rezulton të jetë shumë e pamjaftueshme.

“Sipas vlerësimit të parë të qeverisë turke të përgatitur me mbështetje të UNDP dhe agjencive të tjera të OKB-së, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian (BE) mbi efektet financiare të tërmeteve, kostoja e rindërtimit është rreth 103,6 miliardë dollarë. Sipas raportit të emëruar ‘Vlerësimi i Rimëkëmbjes dhe Rindërtimit nga Tërmeti në Turqi (TERRA)’, i publikuar më 17 mars, vetëm kostoja e rindërtimit të ndërtesave të shkatërruara tejkalon përafërsisht 66,2 miliardë dollarë”, njoftoi Vinton.

Vinton më tej shtoi se sipas raportit TERRA, dëmi infrastrukturor është regjistruar të jetë 10,2 miliardë dollarë, ai lidhur me arsimin 6,7 miliardë dollarë, kujdesit shëndetësor 5,6 miliardë dollarë si dhe dëmet tjera 14,9 miliardë dollarë.

“Sot është koha që gjithë bota t’i shkojë në ndihmë Turqisë”

Sipas Vinton, këto shuma, janë të barabarta me 9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Turqisë.

“Kjo humbje tregon gjithashtu se edhe një vend ekonomikisht i qëndrueshëm si Turqia do ta ketë të vështirë të përballojë vetë koston e rindërtimit. Mbyllja e boshllëkut mes nevojave dhe mjeteve të disponueshme do të varret prej solidaritetit dhe bujarisë ndërkombëtare”, theksoi ajo, duke shtuar se sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e Donatorëve me pjesëmarrje të 500 liderëve nga e gjithë bota në norganizim të Komisionit Evropian dhe Presidenca suedeze e Këshillit të BE-së.

“Ajo që donatorët duhet të rikujtojnë përderisa konfigurojnë angazhimet e tyre është se, ka ardhur para tyre që t’u përgjigjen bujarisë unike të Turqisë, e cila gjatë 10 viteve të fundit u mundësoi strehim të sigurtë popullësisë më të madhe të refugjatëve në botë”, shtoi Vinton, duke bërë të ditur se 13,7 për qind të viktimave të tërmetit janë refugjatë sirianë.

Vinton rikujtoi fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 9 shkurt se “Rajoni që ishte qendër e solidaritetit, tani është qendra e dhimbjeve”, tha se “Sot është koha që gjithë bota t’i shkojë në ndihmë Turqisë. Tani është koha që gjithë bota të mbështesë popullin turk”.

Related posts

Presidenti turk Erdoğan mirëpret kryeministrin shqiptar Edi Rama

admin

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i bën bashkë pushtetin e opozitën

rezart morina

Akar: Türqia dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

admin