RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 10 milionë fëmijë përballen me thatësirën në Afrikë

unicef:-10-milione-femije-perballen-me-thatesiren-ne-afrike

Numri i fëmijëve që përballen me thatësirën e madhe në Afrikë është rritur me më shumë se 40% gjatë dy muajve, njoftoi të hënën agjencia e OKB-së për fëmijët (UNICEF).

“Midis shkurtit dhe prillit, numri i fëmijëve që përballen me ndikimin e thatësirës, duke përfshirë urinë akute, kequshqyerjen dhe etjen u rrit nga 7.25 milionë në të paktën 10 milionë”, tha UNICEF.

Agjencia e OKB-së ka rishikuar paketën e ndihmës emergjente duke e rritur atë nga 119 milionë dollarë në gati 250 milionë dollarë për të pasqyruar nevojën në rritje në të gjithë rajonin.

“Mbi 1.7 milionë fëmijë në Etiopi, Kenia dhe Somali kërkojnë trajtim emergjent për shkak të kequshqyerjes”, sipas UNICEF.

“Nëse nuk do të ketë shira në javët e ardhshme, kjo shifër do të rritet në 2 milionë”, tha UNICEF.

Thatësira e këtij viti konsiderohet si më e keqja në 40 vitet e fundit. /atsh

Related posts

Konfiskohen 12 kamionë në veri, dyshohet se u përdorën për barrikadimin e rrugëve në vitin 2022

RTI

Tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

admin

Ja një vështrim mbi zhvillimet e fundit në Pal’estinë

RTI