RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit

vritet-edhe-nje-gazetar-ne-meksike,-shkon-ne-15-numri-i-te-vrareve-kete-vit

Është vrarë të hënën në Meksikë një gazetar, i cili punonte në një program lokal të lajmeve, raportoi Associated Press të martën.

Fredid Roman është bërë gazetari i 15-të i cili u vra në Meksikë vetëm këtë vit.

Prokurorët në shtetin jugor të Guerreros kanë deklaruar se gazetari Roman është qëlluar për vdekje në shtetin, Chilpancingo.

Emisioni i Romanit “The Reality of Guerrero”, ishte i fokusuar në politikat e larta të shtetit. Roman ishte po ashtu kolumnist i rregullt.

Guerrero është një shtet ku lulëzon trafiku i drogës dhe ku vazhdimisht ka përplasje të armatosura të grupeve të ndryshme.

2022-ta është një prej viteve më vdekjeprurëse për gazetarët në Meksikë, i cili po shihet tani si shteti më i rrezikshëm për gazetarët jashtë një zone lufte.

Prokurorët nuk kanë dhënë menjëherë detaje të tjera për vrasjen e Romanit, për të cilin thuhet se është vrarë brenda veturës së tij.

Vrasja ka ndodhur vetëm një javë pasi gazetari i pavarur, Juan Arjón López, është gjetur i vrarë me një plumb në kokë. Trupi i tij është gjetur në San Luis Rio Colorado, afër kufirit me Arizonën. /koha

Related posts

Japonia dhe SHBA-ja bashkëpunim në prodhimin e raketave moderne

admin

Gjermani, anulohen qindra fluturime për shkak të borës

admin

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 2 cent më lirë

admin