RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Gaza ‘sërish vendi më i rrezikshëm’ për të qenë fëmijë

unicef:-gaza-‘serish-vendi-me-i-rrezikshem’-per-te-qene-femije

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, tha sot një zyrtare e OKB-së, transmeton Anadolu.

“Sot, Gaza është përsëri vendi më i rrezikshëm për të qenë fëmijë. Dhe dimri është në pragun e derës. Të gjitha palët në konflikt duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, pavarësisht se ku janë”, tha në “X” Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë më në këtë konflikt”, shtoi ajo, duke folur në ditën kur rifilluan sulmet izraelite pas një pauze shtatëditore për shkëmbimin e pengjeve dhe për të ofruar ndihma humanitare.

6.150 fëmijë palestinezë raportohet të jenë vrarë që kur Izraeli filloi sulmet intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Mbi 100 palestinezë kanë vdekur dhe shumë janë plagosur, që kur Izraeli rifilloi sulmet e tij më sot herët.

Related posts

Kremlini: Regjimi i Kievit përdor taktika të sulmit terrorist

rezart morina

Blinken, takim me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit

admin

Ministri Mehaj jep detaje: Ushtarët tanë kanë shpëtuar deri më tani katër persona

admin