Më shumë se 8,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç u infektuan nga kolera në shtatë muajt e parë të vitit në provincën Kivu Veriore të Republikës Demokratike të Kongos, tha UNICEF.
Në këtë krahinë, në pjesën lindore të Kongos, konfliktet e armatosura janë ndezur për gati tre dekada, të cilat shumë shpesh shkaktojnë shpërngulje masive të popullsisë.
Në të gjithë vendin, 31,342 raste dhe 230 viktima janë konfirmuar në shtatë muajt e parë të vitit 2023, ku një pjesë e madhe e njerëzve që u infektuan dhe vdiqën ishin fëmijë.
Në provincën më të prekur, Kivu Veriore, ka më shumë se 21,400 raste, nga të cilat më shumë se 8,000 janë fëmijë nën moshën pesë vjeç, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetit Publik të Kongos të cituara nga UNICEF. /abcnews
Children in the eastern Democratic Republic of Congo are facing the worst cholera outbreak in six years.
UNICEF is on the ground but urgent support is needed to scale up prevention and response activities for every child and their family. pic.twitter.com/tFy7GOhTA6
— UNICEF (@UNICEF) August 18, 2023