RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Rreth 333 milionë fëmijë në botë jetojnë në varfëri ekstreme

unicef:-rreth-333-milione-femije-ne-bote-jetojne-ne-varferi-ekstreme

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 333 milionë fëmijë, afërsisht çdo i gjashtë fëmijë në botë, jetojnë në varfëri ekstreme, raporton Anadolu.

UNICEF-i dhe Banka Botërore kanë përgatitur së bashku një raport të titulluar “Fëmijët që jetojnë në varfëri sipas kufirit ndërkombëtar të urisë”.

Raporti thekson se numri i fëmijëve që jetojnë nën pragun e 2,15 dollarëve në ditë, që konsiderohet si “varfëri ekstreme”, ka shënuar rënie me 13 për qind nga 2013 në 2022, nga 383 në 333 milionë.

Raporti shton se në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të fillojnë në New York javën e ardhshme, gjithashtu do të diskutohen Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm, synimi për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve deri në vitin 2030 nuk do të arrihet, thuhet më tej.

Raporti potencon se rajoni i Afrikës subsahariane bart barrën më të rëndë të fëmijëve të varfër, 40 për qind e fëmijëve në varfëri ekstreme në botë jetojnë në këtë rajon.

Shkalla e varfërisë së fëmijëve në këtë rajon, e cila ishte 54.8 për qind në vitin 2013, u rrit në 71.1 për qind në vitin 2022, thuhet në raport.

UNICEF-i dhe Banka Botërore u bënë thirrje qeverive dhe palëve të interesuara që t’i japin prioritet kësaj çështjeje për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.

Related posts

Një ditë pas takimit në Bruksel, VV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

admin

Inicohet rast ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për shembjen e dheut në rrugën ‘’Don Shtjefën Kurti’’

Kushtrim Guraj

Katari dënon lejen suedeze për djegien e Librit të Shenjtë islam, Kuranit

admin