RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Rritet dhuna ndaj fëmijëve në vendet e Sahelit

unicef:-rritet-dhuna-ndaj-femijeve-ne-vendet-e-sahelit

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se ngjarjet e dhunshme ndaj fëmijëve në vendet e rajonit Sahel janë rritur, transmeton Anadolu.

Drejtori i UNICEF-it për Rajonin e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, Gilles Fagninou në një deklaratë tërhoqi vëmendjen se fëmijët janë prekur negativisht nga grupet e armatosura dhe konfliktet në rajonin e Sahelit.

“Në tre muajt e fundit të vitit 2023, shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në Mali, Burkina Faso dhe Niger janë rritur 70 për qind në krahasim me tre muajt e mëparshëm”, thuhet në deklaratë.

Më tej vëmendja tërhiqet ndaj grushteve ushtarake në vendet në fjalë dhe thuhet se fëmijët që janë rrëmbyer ose janë përdorur në konflikte nga grupet e armatosura, kanë humbur jetën ose janë gjymtuar.

Në raportin e publikuar vitin e kaluar nga Qendra Afrikane e Kërkimeve Strategjike me bazë në SHBA thuhet se në 10 vitet e fundit është rritur numri i organizatave të armatosura që operojnë në kontinentin e Afrikës.

Related posts

Gatimi me lëndë djegëse, OBSH: ¼ e popullsisë i përdorin, shkaktojnë 3 mln vdekje

admin

Zhduket nëndetësja turistike drejt anijes ‘Titanic’, operacioni i shpëtimit në vazhdim

rezart morina

Gjendje e jashtëzakonshme në Lampedusa, emigrantët transferohen në Siçili

admin