RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zhduket nëndetësja turistike drejt anijes ‘Titanic’, operacioni i shpëtimit në vazhdim

zhduket-nendetesja-turistike-drejt-anijes-‘titanic’,-operacioni-i-shpetimit-ne-vazhdim

Roja Bregdetare e SHBA-së ka nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi një nëndetëse turistike e destinuar për në vendin e rrënojave të anijes ‘Titanic’ është zhdukur, transmeton Anadolu.

Sipas raporteve në media, Roja Bregdetare e SHBA-së në Boston aktualisht po kryen kërkimet pasi anija u zhduk në brigjet juglindore të Kanadasë. Vendi i rrënojave të anijes ‘Titanic’ gjendet në Oqeanin e Atlantikut të Veriut rreth 3.7 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit.

Roja Bregdetare nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të shumta për konfirmimin e situatës.

Pronari i anijes turistike nuk ishte i qartë, por ‘CBS News’ raportoi se kompania ‘OceanGate Expeditions’, e cila është e specializuar në vizitat me nëndetëse, në faqen e saj të internetit tha se një “ekspeditë është duke u zhvilluar”.

Faqja e internetit nuk funksiononte mëngjesin e sotëm, por ajo ka video të postuara në llogarinë e saj në ‘YouTube’, ku promovohen turne eksplorimi të anijes ‘Titanic’. Kompania nuk mund të kontaktohej për koment rreth situatës së fundit me raportet për zhdukjen e nëndetëses.

Më 14 qershor, kompania postoi në rrjetet sociale se po përdor shërbimin e internetit satelitor ‘Starlink’ të Elon Musk për të komunikuar me ekipet e saj të eksplorimit të anijes ‘Titanic’.

“Rrënojat e anijes ‘Titanic’ gjenden rreth 400 milje larg brigjeve të Tokës së Re. Pa asnjë kullë celulare në mes të oqeanit, ne po mbështetemi te ‘Starlink’ për të ofruar komunikimet që kërkojmë gjatë gjithë ekspeditës së vitit 2023 të anijes ‘Titanic’ “, tha kompania.

Për herë të fundit, kompania postoi më 15 qershor, rreth dy ekuipazhe eksplorimi të anijes ‘Titanic’ të përbërë nga dhjetëra njerëz.

Related posts

Kryediplomati gjerman raporton plane për bisedime të drejtpërdrejta SHBA-Iran së shpejti

admin

Turqia dhe 7 vende dënojnë qëndrimin e Izraelit: Po pengon planin e Trump për paqe në Gaza

admin

BE nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj regjimit të Asadit në Siri

Muhamet Ramadani