Unioni Afrikan (AfB) tha se “dënon ashpër” sulmet e fundit që Izraeli ka filluar ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Kreu i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat në një deklaratë me shkrim tha se kanë shqetësim të madh nga “lufta që Izraeli kryen në Gaza, e cila shkakton vdekje masive”.
Mahamat tha se ata dënojnë ashpër “shtrirjen e luftës në Rafah, i vetmi korridor për ndihmën humanitare” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojnë së bashku.