RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për bojkot shteteve që lejojnë sulmet ndaj Kuranit

unioni-nderkombetar-i-dijetareve-muslimane-ben-thirrje-per-bojkot-shteteve-qe-lejojne-sulmet-ndaj-kuranit

Në një video-mesazh drejtuar “Tubimit për Respekt ndaj Kuranit” të mbajtur në Sheshin e  Dijarbakırit, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, u kërkoi vendeve islamike të marrin masa të forta kundër çdo shteti që autorizon, mbështet ose mbron zyrtarisht sulmet ndaj Kuranit të Shenjtë.

Tubimi, i organizuar nga Fondacioni i të Dashurve të Profetit, kishte për qëllim të dënonte aktet e neveritshme të përdhosjës së Kuranit të Shenjtë.

Ali Muhyiddin al-Qaradaghi përgëzoi pjesëmarrësit që u bashkuan për të mbrojtur Kuranin e shenjtë, të cilin ai e përshkroi si librin suprem dhe të nderuar. Ai theksoi se Kurani i Shenjtë është i vetmi libër hyjnor i shpallur nga Allahu Teala dhe i ruajtur deri më sot, por fatkeqësisht është përballur me sulme nga armiqtë e Islamit.

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi rastet e sulmeve që synonin profetin Muhamed përmes karikaturave dhe filmave dhe përmendi djegien e Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë. Ai i dënoi këto akte si sulme flagrante dhe krime të rrezikshme kundër nderit të Umetit Islam, i cili përfshin rreth dy miliardë muslimanë në rreth 60 vende islame.

Ali Muhyiddin al-Qaradaghi vuri në pikëpyetje përgjigjen e vendeve islame dhe komuniteteve muslimane ndaj këtyre sulmeve dhe vuri në dukje qëndrimin selektiv të botës perëndimore ndaj lirisë së shprehjes. Ai theksoi nevojën që Umeti Islam të qëndrojë i bashkuar dhe të ndërmarrë veprime kundër këtyre fyerjeve ndaj besimeve të tyre të shenjta.

Duke bërë thirrje për bojkot politik dhe ekonomik kundër shteteve që mbështesin sulme të tilla, al-Qaradaghi deklaroi se është detyrë ndërkombëtare e vendeve islame që t’i parandalojnë këto akte dhe të mbrojnë vendet e tyre të shenjta. Ai i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) që të mblidhet dhe t’i kërkojë Kombeve të Bashkuara të miratojnë një rezolutë ose ligj që ndalon përdhosjen e të gjitha feve, veçanërisht Islamin dhe vendet e tij të shenjta.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi përgjegjësinë e dijetarëve për të shpjeguar dhe promovuar të vërtetën, duke nxitur gjithashtu Umetin Islam që të komunikojë në mënyrë efektive informacionin rreth Kuranit të Shenjtë tek jomuslimanët në gjuhë të ndryshme.

Ali Muhyiddin al-Qaradaghi sugjeroi qasje të shumëanshme për të trajtuar këto çështje, duke përfshirë organizimin e demonstratave paqësore, përdorimin e masave ligjore dhe gjyqësore, angazhimin me qeveritë, parlamentet dhe kishat që kundërshtojnë fyerjet dhe mbajtjen e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur vendet e tyre të shenjta.

Në përfundim, al-Qaradaghi shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit dhe organizatorët e tubimit për përkushtimin dhe demonstrimin e tyre në mbrojtjen e Kuranit.

“Tubimi për Respekt ndaj Kuranit” në Dijarbakır përcolli një mesazh të fortë uniteti dhe vendosmërie midis të pranishmëve për të ruajtur shenjtërinë e Kuranit të Shenjtë dhe për të mbrojtur vlerat që ai përfaqëson.

Related posts

OKB-ja shënon Ditën e 1-rë Ndërkombëtare kundër Islamofobisë

rezart morina

MPJD mbyll Qendrën Kulturore në Stamboll, bashkatdhetarët atje habiten

admin

Dyfishohen kërkesat për marrjen e pasaportës shqiptare, interesimi më i madh nga Kosova

admin