RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

unmik:-zyrtari-i-larte-i-okb-se-u-takua-me-kurtin-dhe-konjufcen

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takime me krerët institucionalë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, Lacroix është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca.

Në komunikatë theksohet se diskutimet kanë vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresin e arritur, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit.

Lacroix ka rikonfirmuar mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe angazhimin e UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre vjetësh, ai ka zhvilluar gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Related posts

Guterres paralajmëron: Libani të mos bëhet një “Gazë i dytë”, populli nuk e përballon dot

admin

“Rusia duhet të detyrohet në paqe”- Fjalimi i Zelensky-t në OKB: Putini ka thyer kaq shumë rregulla ndërkombëtare, ai nuk ndalet i vetëm

admin

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

admin