RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: 600 mijë fëmijë në Gaza pa arsim prej dy vitesh

unrwa:-600-mije-femije-ne-gaza-pa-arsim-prej-dy-vitesh

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, deklaroi se arsimi për refugjatët palestinezë është përballur me sulme gjithnjë e më të shpeshta gjatë viteve të fundit.

Në një postim në platformën “X”, Lazzarini tha se më shumë se 600 mijë fëmijë në Rripin e Gazës janë privuar nga arsimi i rregullt për më shumë se dy vjet. Ai theksoi se këta fëmijë po jetojnë trauma të thella mes shkatërrimeve dhe se rikthimi i tyre në një mjedis arsimor të sigurt është një prioritet kryesor për UNRWA-n.

Sipas tij, aktualisht rreth 65 mijë fëmijë ndjekin mësimin në hapësira të përkohshme mësimore të UNRWA-së në Gaza, ndërsa afërsisht 300 mijë fëmijë të tjerë po marrin mësime bazë në lexim, shkrim dhe matematikë përmes platformave digjitale. /mesazhi

Related posts

Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

Muhamet Ramadani

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

admin

Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave

Muhamet Ramadani