RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA i kërkon komunitetit ndërkombëtar të mbrojë qendrën e trajnimit pas bastisjes izraelite

unrwa-i-kerkon-komunitetit-nderkombetar-te-mbroje-qendren-e-trajnimit-pas-bastisjes-izraelite

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) i bëri thirrje të martën komunitetit ndërkombëtar të veprojë “menjëherë dhe me vendosmëri” për të mbrojtur Qendrën e Trajnimit Kalandia në veri të Kudsit, pasi forcat izraelite të sigurisë bastisën objektin, transmeton Anadolu.

“Sot, rreth orës 10:00, Forcat Izraelite të Sigurisë hynë me forcë” në qendrën në Kudsin Lindor të pushtuar, tha UNRWA në një deklaratë.

Ajo shtoi se në ambientet e qendrës hynë të paktën katër automjete të blinduara, të shoqëruara nga më shumë se 50 pjesëtarë të forcave izraelite të sigurisë.

Rreth 20 punonjës të UNRWA-së ndodheshin në objekt në momentin e incidentit, bëri të ditur agjencia.

“Hyrja e forcave të armatosura të sigurisë në një objekt të Kombeve të Bashkuara, pa autorizimin ose pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, shtoi ajo.

Më herët të martën, ushtria izraelite kreu bastisje në fshatin Kafr Aqab dhe kampin e refugjatëve Kalandia, në veri të Kudsit, duke i detyruar punonjësit e agjencisë të largoheshin nga qendra e trajnimit.

Forcat izraelite lëshuan gjithashtu urdhra për prishjen e disa strukturave palestineze në zonë.

Related posts

BE bën thirrje për “përmbajtje maksimale” në konfliktin me Iranin

Muhamet Ramadani

Kryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

Muhamet Ramadani

Prej më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes LVV dhe LDK, Prishtina kryefjala e balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë

admin