RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: Izraeli po zgjeron vazhdimisht “Vijën e Verdhë” në Gaza

unrwa:-izraeli-po-zgjeron-vazhdimisht-“vijen-e-verdhe”-ne-gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se ushtria izraelite ka zgjeruar të ashtuquajturën “Vijë e Verdhë” në disa zona të Rripit të Gazës, përfshirë pjesën lindore të Deir al-Balahut, Qytetin e Gazës dhe Khan Younis.

Sipas raportit më të fundit të UNRWA-së, gjatë javës së kaluar janë lëshuar urdhra të shumtë për evakuim të detyruar dhe për qëndrim në strehimore, duke prekur disa objekte humanitare, mes tyre më shumë se 10 ambiente të UNRWA-së.

Agjencia thekson se, pavarësisht armëpushimit, forcat izraelite vazhdojnë të hapin zjarr dhe të vrasin palestinezë që, sipas tyre, ndodhen brenda “Vijës së Verdhë”. Sipas së drejtës ndërkombëtare, kjo zonë mbetet pjesë e territorit të pushtuar të Rripit të Gazës.

UNRWA shtoi gjithashtu se kushtet për operacionet humanitare në Gaza vazhdojnë të përkeqësohen, duke raportuar një “përshkallëzim të ndjeshëm të luftimeve” edhe në zonën humanitare, të njohur si “zona e gjelbër”, në perëndim të “Vijës së Verdhë”.

Ndërkohë, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) bëri të ditur se zona me qasje të kufizuar është zgjeruar dhe deri në qershor 2026 mbulonte 64.9 për qind të territorit të Rripit të Gazës, krahasuar me 53 për qind në fillim të këtij viti. /mesazhi

Related posts

Hovenier i shqetësuar me ndalimin e policëve në Serbi, kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog

Muhamet Ramadani

Shefi i Ligës Arabe shpreh mbështetje të plotë për Libanin

Muhamet Ramadani

Osmani pret delegacion ndërkombëtar ushtarak

RTI