RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA-ja: Ga’za e shk’atërruar, ‘ferr i gjallë’ për mbi 2 milionë njerëz

unrwa-ja:-ga’za-e-shk’aterruar,-‘ferr-i-gjalle’-per-mbi-2-milione-njerez

Gaza është shkatërruar dhe është bërë një “ferr i gjallë” për më shumë se 2 milionë njerëz, tha të hënën kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Vërejtjet e Philippe Lazzarinit erdhën në fjalimin e tij hapës në takimin e Komisionit Këshillimor të agjencisë në Gjenevë.

“Në nëntë muajt e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të dështimeve të paprecedenta të njerëzimit në një territor të shënuar nga dhuna prej dekadash”, tha Lazzarini.

Duke e përshkruar situatën si “një makth” nga i cili nuk mund të zgjohen banorët e Gazës, ai tha se “nivelet katastrofike” të urisë në gjithë Rripin e Gazës janë rezultat i veprimit njerëzor.

“Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi, ndërsa ushqimi dhe uji i pastër presin në kamionë”, tha ai.

Prishja e rendit civil ka rezultuar në plaçkitje dhe kontrabandë të shfrenuar që pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare shumë të nevojshme.

Ai përmendi gjithashtu situatën në Bregun Perëndimor duke paralajmëruar se “një tjetër tragjedi po shpaloset” nën hijen e Gazës pasi më shumë se 500 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori.

Lidhur me miliona refugjatë palestinezë në territorin e pushtuar palestinez, Liban, Siri dhe Jordani, Lazzarini tha se shumica kanë jetuar në kampe për breza të tërë, “shpesh me të drejta të kufizuara dhe në varfëri të rëndë, duke pritur për një zgjidhje politike që do t’i japë fund hallit të tyre”.

“Sot, ata janë dëshmitarë të tragjedisë më të madhe palestineze që nga Nakba,” shtoi ai.

UNRWA-ja pagoi ‘çmim të tmerrshëm’ në Gaza

Lazzarini vuri në dukje se 193 personel të agjencisë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori dhe tha se “Agjencia ka paguar një çmim të tmerrshëm.”

Ai paralajmëroi gjithashtu se hapësira operative e agjencisë po “tkurret” në Bregun Perëndimor pasi masat arbitrare të vendosura nga Izraeli “kufizojnë ashpër” praninë dhe lëvizjen e stafit.

“Përveç këtyre sulmeve, ne jemi dëshmitarë të një përpjekjeje të bashkërenduar për të çmontuar UNRWA-në me qëllim ndryshimin e parametrave të vendosur politikë për paqen në territorin e pushtuar palestinez”, tha ai.

Related posts

Stërvitje ushtarake e përbashkët me SHBA dhe rritje e kontakteve diplomatike me Evropën, Armenia intensifikon përpjekjet për t’u anëtarësuar me Perëndimin

admin

Zelensky: Beteja e ashpër për Soledarin vazhdon

admin

Policia vendos kamera të sigurisë në Leposaviq

admin