RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm kinez: Kriza humanitare në Gaza është turp për qytetërimin

ministri-i-jashtem-kinez:-kriza-humanitare-ne-gaza-eshte-turp-per-qyteterimin

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në lidhje me krizën humanitare në Rripin e Gazës, tha se “dështimi për të parandaluar këtë krizë humanitare në shekullin 21 është tragjedi për njerëzimin dhe turp për qytetërimin”, raporton Anadolu.

Ministri Yi foli në konferencën për media me titull “Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Jashtë të Kinës” të mbajtur në kryeqytetin Pekin në kuadër të asamblesë së përgjithshme vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës.

Ai vuri në dukje se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kanë shkaktuar tashmë më shumë se 100 mijë viktima dhe civilë të plagosur dhe se njerëz të panumërt të pafajshëm presin të varrosur nën rrënoja.

“Dështimi për të parandaluar këtë krizë humanitare në shekullin 21 është tragjedia për njerëzimin dhe turp për qytetërimin. Asgjë nuk mund të justifikojë zgjatjen e këtij konflikti apo vrasjen e popullatës civile”, tha kryediplomati kinez.

Yi deklaroi se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime për të shpallur armëpushim urgjent dhe ta shohë sigurimin e ndihmës humanitare si një detyrim moral. “Njerëzit në Gaza kanë të drejtë të jetojnë në këtë botë. Gratë dhe fëmijët meritojnë të jenë të sigurt me familjet e tyre. Të gjitha pengjet duhet të lirohen dhe të gjitha veprimet që dëmtojnë civilët duhet të ndalen”, shtoi ai.

“Padrejtësia historike nuk mund të vazhdojë brez pas brezi pa u korrigjuar”

“Okupimi afatgjatë i tokave palestineze është një situatë që nuk mund të injorohet më. Dëshira shumëvjeçare e popullit palestinez për një shtet të pavarur nuk duhet të injorohet më. Padrejtësia historike kundër palestinezëve nuk mund të vazhdojë brez pas brezi pa u korrigjuar”, tha Yi.

Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të thyer ciklin e konfliktit vicioz, për të eliminuar terrenin ku ushqehen ideologjitë ekstremiste dhe për të siguruar paqen e përhershme në Lindjen e Mesme.

Yi tha se Kina mbështet anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe ftoi “anëtarë të caktuar të Këshillit të Sigurimit” që të mos e pengojnë këtë çështje.

Sipas tij, Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për paqen. “Palestina dhe Izraeli duhet të vazhdojnë negociatat në përputhje me qëllimin e bashkëjetesës paqësore si dy shtete sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa populli arab dhe hebre duhet të bashkëjetojnë në harmoni”, tha ai.

Related posts

Nëse Trump fiton zgjedhjet dhe tërheq forcat nga NATO, Joseph: BE e vetme s’mund të ruajë paqen në Ballkan

admin

Shefi i NATO-s: Aleanca nuk do të tërheq mbështetjen për Ukrainën

admin

Zyrtari i OKB: Edhe sa civilë të tjerë në Gaza do të vriten? Kjo duhet të ndalet

rezart morina