RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet e mëngjesit që ju bëjnë të ndiheni të fryrë

ushqimet-e-mengjesit-qe-ju-bejne-te-ndiheni-te-fryre

Një listë me ushqime që duhen shmangur mëngjeseve.

Sandwhich-et

Një mëngjes i tillë, i mbushur me djathë të yndyrshëm e të kripur dhe mish të procesuar, e bën trupin tuaj që të mbajë më shumë ujë. Gjithashtu, ushqimet shumë të yndyrshme treten shumë më ngadalë, kështu që atë sandëich-in e mëngjesit do ta keni praktikisht në stomak përgjatë gjithë ditës.

Një smoothie gjigande

Ndonëse mund të jetë me përbërës tërësisht të ushqyeshëm, një smoothie do t’ju shkaktojë fryrje, për arsyen e vetme sepse gjithë ai lëng zë shumë vend në stomak. Pirja me një pipë gjithashtu e përkeqëson situatën, sepse ju bën të fusni edhe ajër në stomak.

Një tas i madh me fruta

Mund të duket si një ide e mirë, por është fare e thjeshtë ta tejkalosh masën, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë, qershitë, mollët dhe dardhat. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur.

Kafe me qumësht pa yndyrë

Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njohen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.

Kruasantet

Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

Petullat

Vetëm në qoftë se janë bërë me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer, do të bënit mirë t’i konsumonit petullat në mëngjes. Në të kundërt, po hani thjesht një ëmbëlsirë për mëngjes.

Related posts

Seleniumi, pse është kaq i rëndësishëm? Ku ta gjejmë, si ta përdorim dhe përfitimet që na vijnë prej tij?

rezart morina

Kujdes! Këto ushqime shkaktojnë depresion

rezart morina

Numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh, situata e COVID në vendin tonë për 24 orët e fundit

admin