Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për fëmijët, pasi kanë nevojë që të ushqejnë trupin dhe mendjen. Në vijim gjeni një listë me disa nga ushqimet më të këqija dhe më të mira për mëngjesin e tyre.
1 – Krem çokollate me arra mund të jetë një ushqim i shijshëm për ta, por produkte të tilla përmbajnë sheqer me bollëk, i cili u siguron energji në fillim, por ndihen tepër të lodhur më vonë.
2 – Drithërat që tregtohen në supermarket përmbajnë sheqer për të qenë të shijshme. Në vend të tyre, shihni etiketën e përbërësve dhe kushtojini rëndësi sheqerit dhe sasisë së proteinave dhe fibrave.
3 – Pijet e mëngjesit shiten rëndom nëpër dyqanet ushqimore dhe farmacitë, por edhe këto produkte janë të ngarkuara me sheqer për të rritur numrin e kalorive. Nëse fëmija është i shëndetshëm, nuk ka nevojë për kalori shtesë.
4 – Bukë e thekur me reçel duket si një mëngjes klasik, por fëmijët mund të ndihen të fryrë me kalori të zbrazëta. Ata e preferojnë bukën e bardhë, por ajo pothuajse nuk ka fibra. Në vend të saj, zgjidhni bukën e zezë dhe/ose me fara.
5 – Pancakes janë një ushqim i shijshëm, por përbërjen e tyre mos e blini të gatshme. Mjafton të përzieni pak banane të shtypur dhe vezë dhe të skuqni përzierjen. Shtoni fruta të freskëta dhe arra për një mëngjes të shëndetshëm.
6 – Proshuta dhe salçicet nuk janë zgjedhja më e shëndetshme e mundshme, pasi mbushen me përbërës të tjerë, natrium, yndyrë dhe nivele të larta të kolesterolit. Kontrolloni paketimin për të parë përbërësit.
Përsa i përket ushqimeve më të mira:
1 – Bollgur me fruta dhe lajthi
2 – Vezë
3 – Muffins me tërshërë
4 – Lëng i freskët frutash
5 – Kos shtëpie me granola
6 – Gjalpë kikiriku me banane
7 – Omletë
8 – Sanduiç me vezë