RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar natyrshëm

ushqimet-qe-forcojne-sistemin-imunitar-natyrshem

Një dietolog nga Las Vegas, Andy Bellatti, ka treguar për tre ushqimet të cilat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe kësisoj janë shumë të mira për sistemin imunitar.

Këto tre ushqime që forcojnë më shumë imunitetin janë luleshtrydhet, bajamet dhe qiqrat.

Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar ngaqë janë një burim i mirë i vitaminës C. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi që nuk u hiqet lëkura, mund të jenë të ekspozuara ndaj pesticideve.

Bajamet gjithashtu janë shumë të mira, kjo për shkak se janë burim i vitaminës E.

Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25 për qind te dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Related posts

Keni frikë nga virozat? Ja 12 suplemente për fuqizimin e sistemit imunitar

admin

SHBA tërheq mbi 500,000 teste Covidi mbi rrezikun e baktereve

admin

​Zbulohen dy nënlloje të sklerozës multiple

admin