Patatet
Patatet e pjekura janë të pasura me kalium dhe magnez që ulin tensionin e gjakut. Por ju mund të përfitoni këto minerale duke konsumuar edhe banane dhe sojë. Nëse organizmi juaj vuan nga mungesa e kaliumit, automatikisht rrit sasinë e natriumit në trup dhe kjo çon në rritjen e tensionit të gjakut. Nëse organizmi ka kalium të mjaftueshëm do të ulë natyralist sasinë e natriumit. Kujdes me suplementet e kaliumit pa recetën e mjekut. Sasi të mëdha të kaliumit mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.
Speci i kuq
Speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura është shumë i pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang tharjen e tyre.
Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme. Përmirësoni nivelin e kaliumit në organizëm dhe do të mbani natriumin në nivele të kënaqshme. Sa më i lartë niveli i natriumit aq më i rritur do të jetë tensioni i gjakut.
Brokoli
Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitamin C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Nëse nuk ju pëlqejnë agrumet apo lëngjet me vitaminë, shtoni brokolin në dietën tuaj. Një gjysmë filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.
Fasulet e zeza
Fasulet e zeza janë të pasura me fibër, folat dhe magnez. Folati është një vitaminë komplekse B që ul tensionin e gjakut. Kombinimi i proteinave dhe fibrës ul nivelet e kolesterolit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht tensioni i gjakut është në nivele të shëndetshme. Një filxhan me fasule të zeza të gatuara në ditë do ju japë një dozë të mirë ushqyesish dhe vlerash.