RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që nuk duhet t’i pastroni kurrë

ushqimet-qe-nuk-duhet-t’i-pastroni-kurre

Ndoshta ju është bërë shprehi që t’i pastroni të gjitha ushqimet para se ti përgatisni mirëpo jo të gjithë përbërësit e darkës tuaj kanë nevojë për tu pastruar.

Disa përbërës natyrisht që duhen pastruar për shkak të bakterieve që përmbajnë dhe për të mos i lejuar ato të përhapen në kuzhinën tuaj. Mirëpo shikoni listën më poshtë të ushqimeve që nuk keni nevojë për ti pastruar para se t’i përdorni si përbërës.

Të gjitha llojet e mishit
Përderisa ju mendoni se po i largoni bakteriet me ujë të ftohtë apo të nxehtë, tek mishi qoftë ai i pulës, i kuq etj, ju kurrë nuk duhet ta pastroni atë para se ta përgatitni. Jo vetëm që ju do të shpërndani më shumë bakteriet por edhe shija do të jetë më e zbehtë në gatimin tuaj.

Vezët;
Vezët nuk duhen larë asnjëherë. Ato zakonisht janë të pastruara nga fermerët dhe nëse ju do ti pastroni përsëri vetëm do të rritni shanset për ti mbushur me bakterie të shumta, kështu duke i dobësuar shtresën mbrojtëse.

Pasta;
Ju lutemi të mos i pastroni pastat para përdorimit. Kjo nuk ka të bëjë me bakterie apo pastërtinë, mirëpo ajo që i bën pastat më të shijshme është sipërfaqja e tyre me niseshte e cila ndihmon që ato mos të ngjitën mes vete.

Kërpudhat;

Kur bëhet fjalë për kërpudhat, ju definitivisht nuk duhet t’i pastroni ato. Nëse ju pastroni kërpudhat dhe i futni në frigorifer atëherë vetëm do të përshpejtoni procesin e prishjes. Pastroni ato vetëm para përdorimit të tyre.

Peshku i freskët;
Sigurohuni që peshkun tuaj të freskët ta merrni të pastruar, për shkak që pastrimi i peshkut në shtëpi është një procedurë jo aq e hijshme dhe po ashtu mund të ndikojë në përhapje të bakterieve tek ky përbërës.

Related posts

Çfarë të mirash i sjell organizmit ngrënia farave të lulediellit

admin

Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

admin

Nga lëkura e bananes mund të përfitoni shumë

rezart morina