RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel

ushtaret-greke-nisen-drejt-kosoves,-i-bashkohen-kfor-it-ne-bondsteel

Të enjten, më 20 qershor, Komanda, Shtabi dhe Kompania Greke e Forcës së Dytë Rezervë Shumëkombëshe të KFOR-it, u nisën nga Greqia për në Kampin Bondsteel në Kosovë, me qëllim që të ndërmarrin misione sigurie, duke ndihmuar aftësinë e reagimit të shpejtë të NATO-s në Kosovë.

Siç njofton Ushtria Greke në një njoftim për media, Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila është formuar me personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komandën e së cilës deri në dhjetor 2024 e ka Greqia, si dhe pesë kompani manovrash me kontribute nga vendet e lartpërmendura dhe Austria.

Kjo është hera e dytë që këto forca vendosen në Kosovë, pas vendosjes së tyre nga shtatori deri në dhjetor 2023 sërish në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

“Rizgjedhja nga Aleanca për dislokimin e Forcës së 2-të Rezervë Shumëkombëshe të KFOR-it, komandën e së cilës e mban vendi ynë, evidenton prezencën e vazhdueshme dhe dinamike të Ushtrisë, duke dëshmuar kontributin e tyre vendimtar në shfaqjen e vendit si një shtyllë sigurie dhe stabiliteti në rajonin e ndjeshëm të Ballkanit”, ka thënë Ushtria Greke në njoftimin për media.

Related posts

Pakistan, lirohet ish-kryeministri Imran Khan dhe gruaja e tij në rastin e shkeljes së ligjit të martesës

admin

Liderja e opozitës në Venezuelë bën thirrje për pro’testa masive

RTI

Përjashtohet nga VV asamblisti narko-trafikant që u kap me 11 mijë doza drogë

admin