RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë arrestojnë 15 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-arrestojne-15-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Në bastisjet e kryera ndaj shtëpive të palestinezëve në Kudsin Lindor si dhe në qytetet Nablus, Al-Khalil dhe Ramallah, ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 persona.

Në këtë mënyrë numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani është rritur në 8.445.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Synohen autostrada të elektrifikuara, ky është shteti po teston një segment rrugor të ndërtuar posaçërisht për të karikuar bateritë e makinave elektrike

admin

Grupi i parë i palestinezëve që kthehen nga Egjipti mbërrin në pikën kufitare Rafah

RTI

Gjykata siriane shqipton dënime me vdekje dhe burgim për dhunën në rajonin bregdetar në vitin 2025

Hevzi