RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë arrestojnë 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-arrestojne-25-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, dhanë një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.

“Izraeli, krahas sulmeve të tij ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, vazhdon edhe arrestimet në rritje kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Që nga mbrëmë 25 palestinezë janë arrestuar në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor si Ramallah, Nablus, Tulkamr, Al-Khalil (Hebron) dhe Tubas, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se ka arritur në 4.630 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Disa prej tyre janë arrestuar në bastisjet e kryera në shtëpitë e tyre ndërsa disa të tjerë në qendrat e kontrollit dhe se një pjesë e tyre janë liruar më pas. Në deklaratë thuhet se të arrestuarit dhe familjarët e tyre janë përballur me goditje dhe kërcënime si dhe u janë shkatërruar shtëpitë.

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Gazës, nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve dhe bastisjeve të shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Related posts

Macron: Konsumatorët do të preken nga rritja e çmimit të ushqimeve deri në vjeshtë

admin

Papa Françesku nga Bahreini bën thirrje “për heshtjen e armëve”

admin

Krerët e shtetit përkujtojnë ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë në Ditën e Çlirimit

admin